Thursday , August 5 2021

Shkup: Një e mitur është rrëmbyer dhe dhunuar për 10 ditë

Një vajzë e mitur nga Shkupi para dhjetë ditësh është rrëmbyer dhe është abuzuar fizikisht në shtëpinë e një personi 26 vjeçar, përcjell Fakte.

Siç njoftoi MPB-ja, dje rreth orës 3:30 një burrë i moshës 53 vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se ditë më parë, rreth orës 23:50, ka pranuar thirrje telefonike nga një mik, i cili e kishte parë vajzën e tij 16-vjeçare e cila dukshëm e shqetësuar ka ecur në rrugë në Lagjen e Shuto Orizarës. Xh.R është drejtuar në vendin e caktuar dhe e ka gjetur bijën e tij, e cila i ka treguar se me dhunë është mbajtur nga një burrë 26-vjeçar në shtëpinë e tij. Ai, sipas tregimit të vajzës, nga 18 maji i vitit 2018 nuk e ka lejuar të largohet nga shtëpia e tij ku fizikisht e ka abuzuar atë. Nga policia informojnë se po punohet për zbardhjen e plotë të rastit./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *