Wednesday , August 4 2021

Shkup-Mojancë: Gjuan kusheririn me breshëri kallashnikovi, për fat s’ka të vrarë

Dje rreth orës 10 në fshatin Mojancë, komuna e Haraçinës, ka ndodhur një incident i armatosur sikur në filma, shkruan Fakte. 33 vjeçari E.S. ka ndalur kusheririn e tij I.S.(29) i cili me veturën e tij Opel Vectra, së bashku me vëllanë e tij kanë qenë duke dalur nga shtëpia. E.S. i armatosur me kallashnikov, pasi nuk ka arritur ta ndalë kusheririn e tij, ka shkrepur rafall pas tij. Për fat të mirë nuk ka të vrarë në këtë incident.

Sipas të dhënave policore, motivi për gjuajtjen me kallashnikov, sipas sulmuesit ka qenë se, kusheriri i tij para disa ditësh gjoja e ka lajmëruar në polici agresorin se e ka sulmuar  fizikisht. Në vendngjarje është bërë ekspertizë e provave materiale./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *