Tuesday , December 18 2018

Shkup: Largohen shitesit e shalqinjve në Aerodrom, Kozle dhe Vllae

Qyteti i Shkupit në koordinim me Inspektoratin shtetëror të tregut dhe MPB, si dhe me ndihmën e NP “Rrugë dhe rrugica” për ngarkim, sot realizuan aksion për largimin e shitësve të paligjshëm në rrugën “Bradford” në Kozle, te ura “Vllajko” në Vllae dhe në bulevardin “Brigada e Tretë Maqedonase” në Aerodrom.

Në kuadër të këtij aksioni janë konfiskuar mbi 10 ton mallra, të cilat pas përgatitjes së procesverbalit nga inspektorati shtetëror i tregut janë dërguar në Agjencinë për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar. Qyteti i Shkupit shqiptoi gjithsej 8 dënime për shitësit e paligjshëm për shkak të shkeljes së Ligjit për pastërtinë publike.

Ky aksion është kryer me kërkesë të banorëve përreth, që t’i jepet fund johigjienës dhe parregullsisë që pas tyre po e lënë shitësit ilegal, si dhe me kërkesë të shitësve të cilët kanë blerë tezga në tregun e gjelbërt dhe rregullisht paguajnë për shfrytëzimin e atyre tezgave me qëllim që të mbrohen nga konkurrenca e jolojale. Shitësit e paligjshëm në vendet në fjalë, javën e kaluar u paralajmëruan që t’i heqin tezgat e tyre të improvizuara, përndryshe të njëjtat do të konfiskohen dhe do të ndëshkohen.

Qyteti i Shkupit në sezonin e ardhshëm do të përpiqet që të bashkëpunojë me komunat me qëllim që të rregullojë mënyrën e shitjes sezonale të këtyre mallrave.

Qyteti i Shkupit, Inspektorati shtetëror i tregut dhe Ministria për punë të brendshme kanë qasje të njëjtë si ndaj shitësve ilegalë në Bit Pazar, ashtu dhe ndaj të gjitha vendeve tjera në qytet. Largimi i shitësve të paligjshëm nga më shumë vende nëpër qytet do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme në drejtim të vendosjes së rendit për një qytet më funksional dhe më të sigurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.