Thursday , August 5 2021

Shkup: Ku mbetën emrat shqip për rrugët?!

Më 3 Prill të vitit 2012 Qeveria e Maqedonisë solmi vendim, të cilin më pas e miratoi edhe Këshilli i Qytetit të Shkupit, me të cilin pjesa më e madhe e emrave të rrugëve të Shkupit ndryshojnë, shkruan Fakte. Ndër to, kishte edhe 45 emra të rinj të personaliteteve, datave historike dhe emërtime që identifikoheshin me shqiptarët. 6 prej tyre do të ishin në komunën e Çairit.

“Skënderbeu”, “Abdyl Frashëri”, “Bajram Curri”, “Hasan Prishtina” dhe  “Isa Boletini” ishin vetëm disa nga emrat që duhej të ngjiten në tabelat e reja nëpër rrugët e Shkupit. Por çka ndodhi pas vendimit të Qeverisë dhe qytetit të Shkupit? Disa emra të përzgjedhur nga VMRO e që pasqyronin historinë e VMRO-së së vjetër u implementuat, duke zëvendësuar emra që ata i quanin “emra nga komunizmi”. Ndërkohë asnjë emër shqiptar nuk u implementua. Fillimisht arsyetimi i pushtetit ishte se kjo do të bëhet në disa faza, më pas u tha se po pritet moment i volitshëm, dhe përfundimisht u lanë në harresë. Vendimet akoma janë në fuqi, ndërsa emërtime shqipe të rrugëve as që i përmend dikush. Pse?/FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *