Wednesday , September 26 2018

Shkup: Kontrollorët e biletave rrahin udhëtarin e moshuar, reagon policia

Kontrollori i Ndërmarrjes Transportuese të Qytetit ka rrahur një udhëtar. Siç informon policia, incidenti ka ndodhur dje në mëngjes rreth orës 7 e 30 në autobusin me numër 60, përcjell Fakte.

I sulmuari, një burrë 60 vjeçar rastin e ka paraqitur në stacionin policor Bit Pazar. Sipas denoncimit, ai është sulmuar nga kontrollori në momentin kur ka zbritur nga autobusi, ndërsa nuk ka informacione për motivet e incidentit. Nga MPB thonë se po punojnë në pastrimin e plotë të rastit./Koha.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.