Saturday , July 24 2021

Shkup: Konkurs për 14 vende pune në “Parkingjet e Qendrës”

Ndërmarrja publike “Parkingjet e Komunës Qendër”, shpall konkurs për pranimin e 14 personave për vendet e punës kontrollues të parkingjeve në sektorin për parkingje publike dhe 8 ekzekutues në shërbimet e “Merimangës”, përcjell Fakte.
Kandidatët duhet të jenë shtetas të RM-së, të flasin shkëlqyeshëm gjuhën maqedonase, të jenë mbi 18 vjet, të ketë shëndet të plotë, të mos jetë i gjykuar…
Gjithashtu duhet të ketë të kryer fakultet ose arsim të mesëm, të ketë së paku dy vite përvojë pune në këtë profesion, të punojë me orar pune, të punojë nga e hëna në të shtune, 40 orë pune në javë, nga e hëna në të premte në ndërrime prej orës 8 deri ne orën 16, ndërrimi i dytë nga 13 deri 19, të shtunën prej orës 9 deri në orën 14. Paga mesatare 16.192 denarë./Koha.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *