Sunday , October 21 2018

Shkup: Hyrje falas në panairin e librit

Panairi i librit prej më 3 deri më 9 maj do të mbahet nën sloganin “30 vjet lexojmë me kënaqësi” me pjesëmarrjen e 49 botuesve nga Maqedonia.

Me rastin e jubileut tredekadësh, hyrja e të gjitha vizitave në grup e nxënësve do të jetë falas, kumtoi Panairi i librit, i cili e organizon manifestimin e panairit nën mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Panairi për herë të parë këtë vit mbahet në Arenën VIP “Boris Trajkovski”, me orar pune prej orës 10 deri në orën 20.

Në stendat me libra vizitorët do të mund të gjejnë botime të autorëve vendorë dhe të huaj, beletristikë, literaturë profesionale dhe shkencore, enciklopedi, libra për të rinj dhe fëmijë, tekste shkollore dhe doracakë shkollorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.