Monday , December 17 2018

Shkup: Hyrja në Çarshi rregullisht e bllokuar, askush nuk çan kokën për këtë

Hyrja në Çarshinë e Vjetër të Shkupit rregullisht është e bllokuar nga vetura taksi dhe nga vetura tjera që qytetarët i parkojnë pa asnjë rregull, shkruan Fakte. Edhe pse kjo pamje bën këtë perlë të duket e përbuzur dhe neglizhuar në sy të turistëve dhe të vendorëve, ajo që shqetëson më tepër qytetarët që qarkullojnë në këtë pjesë është kaosi që krijohet gjatë tërë ditës, duke u bllokuar qarkullimi i lirë madje edhe kur jeni këmbësorë.

Deri më tani as policia dhe as autoritetet lokale nuk kanë ndërmarrë asgjë për të vënë rend në hyrjen e Çarshisë, përkundrazi, gjatë gjithë ditës mund të vërehen si policët e komunikacionit që qëndrojnë në këtë vend, ashtu edhe autoritetet komunale dhe të qytetit që e shohin dhe nuk e përmirësojnë këtë gjendje./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.