Monday , August 20 2018

Shkup-Hasanbeg: Arrestohen dy vëllezër për posedim të drogës

Sektori për Punë të  Brendshme, deri te Prokuroria Publike në Shkup ka ngritur padi penale kundër personit me iniciale R.D (27) nga Shkupi për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “prodhime të jashtëligjshme dhe shitjen e drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorë”, të ndaluara sipas nenit 215 nga ligji penal në Republikën e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

MPB informon se me datë 16.04.2018, pas urdhërit të gjykatës, policia zyrtare ka kryer kontroll në shtëpinë e R.D. në rrugën “Sava Mihajlov” në Shkup, ku është takuar edhe vëllai i tij B.D (30). Gjatë kontrollit është gjetur një thes, një qese plastike, një shiringë dhe një peshore të cilat janë marrë dhe janë dërguar për hetim.

Nga hetimi është vërtetuar se në thes dhe qese ka patur lëndë marihuanë. I padituri dhe vëllai i tij janë privuar nga liria dhe po mbahen në stacionin policor Gazi Baba. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.