Wednesday , December 12 2018

Shkup: Digjet restoran “Meçka” dhe një veturë

Një restorant dhe një makinë këtë mëngjes janë djegur në një zjarr të madh në Shkup. Zjarrfikësit për dy orë kanë intervenuar në shuarjen e zjarrit, i cili kaploi restorantin ndërsa u përhap edhe tek makinat të cilat ishin të parkuara në rrugën “Dane Krpçev”.

Siç informojnë nga Njësiti Zjarrfikës i Bashkisë së Shkupit, zjarri ka shpërthyer në orën 02:55, ndërsa është lokalizuar në orën 4:55.

Zjarri ka përfshirë 250 metër katror, ndërsa akoma nuk dihet sa është dëmi material.

Për lokalizimin e zjarrit kanë intervenuar 18 zjarrfikës me 8 makina zjarrfikëse./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.