Wednesday , December 12 2018

Shkup: Çdo i treti fëmijë pengesa me shikimin

Gjatë kontrolleve sistematike shëndetësore të nxënësve filloristë, thuajse tek çdo i treti fëmijë paraqiten pengesa në dallimin e shkronjave prej së largu si dhe probleme me boshtin kurrizor ose mbajtjen jo të të drejtë të trupit. Nga poliklinika Çair në Shkup, japin sqarime interesante lidhur me kontrollet sistematike të nxënësve duke përkujtuar se shpesh këto kontrolle kanë qenë shkak I zbulimit të shumë sëmundjeve të fëmijëve. Mjekja specialiste në këtë Poliklinikë, Rumjana Stojanovska shton se përdorimi i tepërt i telefonave celular po shkatërron sytë e fëmijëve, percjell Fakte.

Tashmë shumë shpesh ndodhë që fëmijët shumë me vështirësi I dallojnë shkronjat. Këtë gjë ne e shkruajmë  si informacion në letër, mirëpo fëmijët turpërohen dhe nuk ua tregojnë prindërve në shtëpi dhe prindërit nuk kanë njohuri se fëmija I tyre ka probleme me shikimin, thjesht nuk dëshirojnë të mbajnë syza. Por, ka edhe fëmijë të ndërgjegjshëm që mbajnë llogari për shëndetin e tyre dhe vazhdojnë më tutje te mjeku amë. Kuptohet me zhvillimin e teknologjisë, të gjithë fëmijët, duke nisur nga klasa e parë kanë telefona celularë që shkakton dobësimin e shikimit, ka rrezatim”- tha Rumjana Stojanovska, mjeke.

Ndër shkaktarët kryesor të problemeve me boshtin kryesor, mjekja Stojanovska përmend mungesën e aktiviteteve fizike në shollë dhe shtëpi si dhe peshën e rëndë të çantave shkollore, Madje, ajo apelon mësimdhënësit që për çdo ditë në klasë të bëjnë ushtrimet elementare për mbajtje të drejtë të trupit.

Nuk është e patjetërsueshme 10-15 minuta, le të jetë 5 minuta për çdo ditë. Për çdo ditë ato ushtrimet e duhura për trupin për shkak se fëmijët nuk ushtrojnë as në shkollë e as në shtëpi, deri në klasën e pestë më shumë dëmtohet boshti kurrizor. Mbajtja jo e drejtë e trupit, pasojat janë deri në klasën e pestë, atëherë edhe skolioza krijohet në boshtin kurrizor, prandaj është shumë e rëndësishme deri në klasën e pestë të kenë aktivitete fizike”- u shpreh Rumjana Stojanovska, mjeke

Gjithashtu, nga ky institucion shëndetësor kujtojnë se përveç problemeve të lartpërmendura, çdo ditë e më shumë shtohet numri I fëmijëve me obezitet duke nisur nga klasa e parë e deri në të nëntën. Në të shumtën e rasteve kjo vjen si rezultat I ushqimit jo të rregullt dhe jo të shëndetshëm dhe përdorimi I tepërt I lëngjeve të gazuara. Në poliklinikën Çair, kontrolle sistematike shëndetësore bëjnë nxënësit e 8 shkollave fillore dhe 3 të mesme të Komunës Çair dhe një pjesë të Komunës së Butelit.AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.