Saturday , October 20 2018

Shkopa Gome Dhe Shqiponjë Para Syve Të Serbëve, Surpriza E Pakëndshme Nga “Miqtë” Francezë

Miq apo armiq, kjo ngelet ende një enigmë, por që serbët janë surprizuar në Francë, kjo është një fakt i ditur.

“Do të shkojmë tek miqtë tanë, të këndojmë kundër Kosovës”. Ishte kjo shpresa e tifozëve të Crevena Zvezdës në udhëtimin që bën në transfertën e Parisit. Deri diku me të drejtë, pasi përpara disa vitesh tifozët e PSG-së hapën parullën: “Kosova është Serbi”.

Gjërat ndryshuan brenda pak kohësh. Fillimisht u publikua një video në internet, teksa disa huliganë francez kanë sulmuar serbët në një kafene pas ndeshjes. Por nuk mbaron këtu, në një foto të publikuar së fundmi, shihen disa tifozë të PSG-së që për të irrituar miqtë, kanë bërë shqiponjën me duart e tyre. /Shqipëria.ch/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.