Thursday , November 15 2018

Shkon në 6 numri i ministrave me aktakuza

Qeveria Haradinaj ka gjashtë ministra me aktakuza në përbërje të saj.

Kryeministri Ramush Haradinaj mund të jetë pyetur dhjetëra herë pse po vazhdon të mbajë në kabinetin e tij ministra me aktakuza. Ai nuk shkarkoi asnjë nga ta, pëkunrazi, emëroi edhe një ministër tjetër, me aktakuzë.

Endrit Shala është prurja më e re në Qeverinë e Kosovës. Ai u emërua ministër i Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa ndaj tij është ngritur aktakuzë.

Image

Janë edhe 5 zyrtarë të tjerë të lartë qeveritar me aktakuza, nisur nga zv.kryeministri Dardann Gashi, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ministri i FSK’së Rrustem Berisha dhe ministri i Inovacionit Besim Beqaj dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Ky i fundit është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

REL ka publikuar një grafikë me emrat e ministrave ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza, bashkë me rastet për të cilat akuzohen zyrtarët shtetërorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.