Wednesday , August 22 2018

Shkollat turke “Maarif”, pas Maqedonisë edhe në Kosovë, por me probleme (video)

Institucioni i Arsimit Privat, “International Maarif Schools” në Prizren, operon në Kosovë tash e një vit.

Por ndonëse Kosova është shtet laik, në këtë institucion, një numër i madh i mësimdhënëseve janë me mbulesë, raporton KTV.

Zyrtarë të këtij institucioni për 2 javë rresht nuk janë prononcuar për KTV-në dhe kështu nuk dihet se cili është programi i tyre mësimor.

Se me çfarë programi mësohet aty, nuk kanë dhënë detaje as zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.

Shkolla “International Maarif Schools of Kosova’’ financohet nga fondacioni Maarif, të cilën kohë më parë presidenti turk Erdogan ia propozoi homologut kosovar Hashim Thaçi, që të hapet në Kosovë në vend të shkollave të rrjetit Gulistan.

Kohë më parë, Organizata “Maarif” ka hyrë edhe në sistemin arsimor të Maqesonisë, duke blerë një ndër shkollat më prestigjioze private në vend, “Wilson school” në Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.