Shkollat sërish dominohen nga shqiptarët (tabelë)

Në dukurinë e rrudhjes së shkollave flllore në Maqedoni nuk ka dyshim se edhe shqiptarët kane pjesën e tyre, pasi kuptohet se askush nuk mund
të jetë imun nga zvogëlimi i numrit të filloristëve në të kaluarën dhe të tashmen. Nga 45.505 sa është konstatuar se ka rënë në përgjithësi numri i nxënësve në të gjitha shkollat flllore të vendit, brenda 10 viteve, në vendbanimet ku kryesisht jetojnë shqiptarë edhe atë në gjashtë komuna të kryeqytetit dhe në 12 të tj era të shpëmdara në Maqedoni, rezulton të jetë zvogëluar per me tepër se 20 mijë numri i filloristëvetransmeton Fakte. Konkretisht, në gjashtë komuna me numër të konsiderueshëm të shqiptarëve në Shkup, nga viti shkollor 2006/2007 deri në vitin 2015/2016 në
Çair, Butel, Saraj, Shutkë, Studeniçan dhe Haraçinë ka 2252 nxënës me pak.
Ndërkaq në 12 komuna të tjera: Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Strugë, Likovë, Çashkë, Bogovinë, Vrapçistë, Tearcë dhe Zhelinë – është zvogëluar per 18.406 numri i nxënësve. E pare si nje tërësi në shkollat e këtyre
18 komunave, ku shqiptarët janë faktor i rëndësishëm numerik, brenda kësaj dekade është zvogëluar per 20.658 numri i nxënësve, respektivisht me tepër se 45 per qind e numrit të përgjithshëm.
Mirëpo, përveç se në totalin e numrit të pakësuar te nxënësve, komunat me numër të konsiderueshëm shqiptarësh paraqesin në kuota të larta edhe në kategonnë e nxënësve që numërohen në vite të caktuara. Madje, në Shkup, këto kuota tejkalojnë 50 përqindëshin. Konkretisht, ata përbëjnë 51.10 per
qind të numrit të nxënësve në vitin 2006/2007 dhe 50.72 per qind të numrit në vitin 2015/2016, ashtu sikurse përbëjnë 56.13 per qind në vlerën e numrit të zvogëluar të nxënësve
brenda kësaj periudhe.
Pra, në nivel të të gjithë komunave të Qytetit të Shkupit – nga 56.220 nxënës kemi 52.208 nxënës ose një rënie prej
7.14 per qind. Ndërkaq, vetëm në gjashtë komunat shqiptare numrat e nxënësve sillen nga 28.734 (vitin 2006/2007) në
26.482 (vitin 2015/2016).
Studeniçani, Shutka dhe Buleti jane per momentin komunat ku është shënuar rënia me e vogël e numrit të nxënëseve. Pra, në vitin shkollor 2006/2017, Studeniçani kishte 3184 nxënës, ndërsa në vitin 2015/2016 numëron 3095 nxënës, pra një rënie prej 2.80 per qind. Shutka, e cila ka shënuar rënie prej 4.49 per qind – në shkollat e saja fillore kishte 4122 nxënës dhe ka 3937 nxënës, kurse Buteli, i cili kishte 5114 nxënës – del se ka 4833 nxënës, pra numri i nxënësve në shkolla ka shënuar rënie prej 5.49 per qind. Per te ngelur edhe me tej ne komunat me shumicë të konsiderueshme shqiptare në kryeqytet, statistikat e njejta tregojnë se në Komunën e Çairit – në vitin 2005/2006 në shkollat fillore kishte 8116 nxënës, kurse dhjetë vite me vonë
7437 (minus 8.37 per qind). Komuna е Sarajit dhe Haraçinës kalojnë pragun e rënies mbi 10 per qind. Brenda një dekade, numri i nxënësve në Saraj
ka lëvizur nga 5779 në 5154 (minus 10.82 per qind), ndërsa Haraçina nga 2419 në 2026 (minus 16.25 për.qind). Të gjitha
këto komuna kuptohet se nuk jane paster shqiptare, që do të thotë sejo 100 per
qind e numrit të nxënësve në shkollat e tyre jane me kombësi shqiptare. Mirëpo,
ka edhe shumë komuna të tjera të Shkupit, si ajo e Gazi Babes, Kaposhit, Qendrës, Aerodromit apo Gjorçe Perovit, te cilat kanë numër të konsiderueshëm nxënësish shqiptarë. Në këtë parim është edhe llogaritja e numrit të nxënësve në 12 komunat tjera shqiptare (pa ato te
Shkupit) dhe ku brenda një dekade është zvogëluar per 18.406 numri i nxënësve. Zvogëlimi me i madh është shënuar në
Tearcë edhe ate gati 39 per qind (nga 2601 nxënës në 1588), por fatkeqësisht rënia në numrin e nxënësve është e lartë edhe në komuna si Gostivari, Kërçova, Dibra, Likova dhe Struga. Nga 231.497 nxënës që numëronte Maqedonia në vitin 2006/2007, prej tyre 97.933 apo 42.33 per qind janë në komunat e’lartpërmendura shqiptare.
Ndërkaq, pas 10 viteve kur numri i përgjithshëm i filloristëve shkoi në 185.992 nxënës, në komunat shqiptare i njëjti numër ishte 77.275 apo 41.54 perqind./Koha

image-0-02-01-7f44f94cad2ccbbd509b45dac127ae5d44897798360964ae6026c8d41125faf1-v

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *