Wednesday , August 4 2021

Shkollat në Çair dhe Shuto Orizarë të stërngarkuara me nxënës

Stërngarkimi i shkollave fillore me nxënës duket se do të jetë problem edhe për vitin e ardhshëm shkollor 2018-19, kryesisht në komunat Shuto Orizarë dhe Çair. Në këtë të fundit si më problematike paraqiten shkollat fillore “Liria” dhe “Ismail Qemali” të cilat kanë nevojë për zgjerimin e objekteve edhe me shumë klasë të tjera. Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu tha se pushimi veror nga shkolla do të shfrytëzohet për ndërrimin e çatisë së shkollës “Ismail Qemali” si dhe zgjerimin e saj me objekt shtesë, mirëpo të gjitha këto nëse paraprakisht miratohen nga dikasteri i Arsimit, përcjell Fakte.

Parashihen tetë klasë te shkolla fillore “Ismail Qemali” dhe katër klasë te shkolla fillore “Liria”. Ne si komunë e kemi bërë me vet iniciativë projektin urbanistik arkitektonik për ndryshime në atë shkollë edhe ditët në vijim duhet të presim informatë kthyese nga Ministria e Arsimit për dinamikën dhe punët që duhet atje të fillojnë. Unë jam i bindur që do të gjejmë një mirëkuptim për arsye se me të vërtet këto shkolla janë të mbingarkuara dhe nëqoftëse deri në shtator ne nuk kemi mundësi t’i ndërtojmë hapësirat e reja atëherë me siguri duhet të modifikojmë një mënyrë tjetër të funksionimit atje – tha Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit.

Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në shkollën fillore “26 korriku” të komunës Shuto Orizarë. Për momentin në shkollëmësojnë mbi 2.100 nxënës ndërkohë që kapaciteti i sajë lejon pranimin e 1.200 nxënësve. Udhëheqësia e shkollës tashmë ka parashtruar kërkesë për zgjërimin e objektit.

Është bërë një kërkesë të zgjërohemi edhe me gjashtë paralele dhe besoj se do të bëhet më mirë sepse numri është tejet i madh… Momentalisht jemi 77 paralele në këtë shkollë nga 30 nxënës, numër tejet i madh, bile disa klasë që janë në bodrum atje tash më nuk kemi mundësi t’i dërgojmë nxënësit për shkak se reagojnë prindërit. Numri po na shtohet, veçse deri sot është diku mbi 160 të regjistruar ndërsa klasën e nëntë e mbarojnë 150 edhe ju paramendoni se deri më 31 maj zgjat rregjistrimi për vitin shkollor 2018-19 – u shpreh Agim Ismaili, përgjegjës i Sh.f “26 korriku” Shuto Orizarë

Për shkak të numrit të madh të nxënësve, në vitin 2013 shkolla fillore “26 korriku” ishte mbindërtuar dhe zgjeruar me 9 klasa të reja të cilat sërish janë të pamjaftueshme për numrin momental të nxënësve. Ndërkaq ditë më parë Alsat njoftoi se Ministria e Arsimit tashmë ka kaluar të gjitha afatet për hapjen dhe procedimin e tenderëve për shkollat që duhet të riparohen deri në shtator. Kjo për shkak se ministrja në largim Renata Deskoska nuk ka nënshkruar asnjë të tillë. Edhe pas kërkesës së Alsat por edhe pas publikimit të këtij informacioni, nga dikasteri i Arsimit nuk ka pasur asnjë reagim ose sqarim./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *