Wednesday , April 21 2021

Shkollat dhe çerdhet në Gjorçe Petrov me mbrojtje 24 orëshe, në komunat shqiptare “nuk ka nevojë”

Komuna e Gjorçe Petrovit në Shkup në bashkëpunim me policinë dhe popullsinë lokale do të organizojë mbrojtje 24 orëshe për shkollat dhe çerdhet në komunë. Patrulla të përziera do të kujdesen edhe për rendin dhe qetësinë në komunë si edhe për parandalimin e zjarreve gjatë stinës së verës.

Këto patrulla do të përbëhen nga banorë lokal, roje të paguar si edhe punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme – ka deklaruar kryetari i komunës Sokol Mitrevski. Gjatë verës, siç informojnë nga komuna, do të organizohen edhe aksione për pastrimin e vendbanimeve dhe menjanimin e veturave të prishura nga vendparkimet e komunës.

Është për të ardhur keq që aksione të ngjajshme nuk bëhen atje ku ka më tepër nevojë – në komunat me shumicë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *