Tuesday , April 20 2021

Shkolla në Straçincë dhe në Stajkovcë, dy pamje ndryshe (video)

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpërndarë materiale shkollore për shkollën fillore “Kiril dhe Metodij”, të prekur nga vërshimet që goditën një muaj më parë këtë rajon të Shkupit. Përfaqësuesit e ministrisë fillimisht vizituan shkollën në Straçincë, ku ministrit të Arsimit, Pishtar Lutfiu iu desh të presë drejtoreshën e shkollës, e cila erdhi në shoqërim të zëvendësministrit, Spiro Ristovski. Ministri Lutfiu sqaroi se më herët janë bërë përpjekje për fillim normal të vitit shkollor, duke sanuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet, transmeton Fakte.

“Si Qeveri kemi marrë masa për t’u ndihmuar këtyre rajoneve. Si Ministri e Arsimit u kemi dhënë prioritet shkollave, me qëllim që fillimviti t’i gjejë në kushte normale. Sot, së bashku me zëvendësministrin dhe drejtoreshën, duke i vizituar shkollat në fjalë, Ministria e Arsimit ka ndarë materiale për shkollat si dhe çanta për të gjithë nxënësit nga vërshimet”, tha Lutfiu.

Mirëpo, edhe krahas pohimeve për riparim të dëmeve, autoritetet pohojnë se në shkollën periferike në Straçincë, duhet rinovuar edhe kulmi, pasi krahas vërshimeve ai edhe ishte i vjetër. Kështu, për dallim prej nxënësve në Stajkovcë, nxënësit në Straçincë duhet të fillojnë këtë vit shkollor me kulmin e vjetër.

“Në shkollën në Straçincë, kulmi është sanuar pas vërshimeve, ajo që mund të riparohej. Nuk rrjedhë ujë. Kulmi është në gjendje të mirë, por duhet të rikonstruohet, pasi vite me radhë nuk është bërë rikontruimi”, deklaroi Drejtoresha e Shkollës “Kiril dhe Metodij”, Ana Petrovska.

Përndryshe, Qeveria e Republikë së Maqedonisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës donoi materiale shkollore, përfshirë edhe çanta dhe të gjitha materialet tjera të nevojshme për 474 nxënësit e shkollës “Kirill dhe Metodij” për mbarëvajtje të procesit mësimor./Shenja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *