Tuesday , June 22 2021

Shkolla “Liria” në Tetovë, në kushte të mjerueshme (video)

Shkolla Fillore “Liria” në Tetovë funksionon me tre ndërrime, si pasojë e objektit të vjetërsuar të saj. shkollës. Edhe pse kjo ndodh prej dy muaj e gjysmë, për një ndryshim të tillë të orarit nuk janë siguruar lejet e nevojshme nga komuna dhe Ministria e Arsimit.

Drejtoresha e Shkollës për Alsat shprehet se disa herë iu është drejtuar institucioneve me kërkesën për aprovimin e mbajtjes së mësimit në tri ndërrime, por përgjigje pozitive nuk ka.

 Siç e dimë se gjendja ka qenë alarmante dhe e jashtëzakonshme, që nga reshjet e shiut në nëntor të vitit të kaluar me ç`rast e hoqëm nga funksioni katin e dytë dhe që atëherë kemi kërkesa vazhdimisht në sektorin për veprimtari publike dhe në Ministri të Arsimit dhe shkencës që të na lejohet puna në tre ndërrime faktikisht shkurtimi i orarit të mësimit mirëpo, deri më sot nuk kemi marr përgjigje pozitive – tha Shpresa Iseini, drejtore e SHF  “Liria”.

Të kontaktuar për problemin në fjalë, në Sektorin e Arsimit të Komunës së Tetovës, janë shprehur se një leje të tillë duhet ta jep komuna, por paraprakisht nevojitet pëlqimi nga Ministria e Arsimit.

 Ne konform kësaj pike i jemi drejtuar Ministrisë për Arsim dhe Shkencë dhe deri më sot nuk kemi marrë ndonjë përgjigje kthyese për lejen nëse mund të zhvillohet mësimi me orar të shkurtuar – u shpreh Ahmet Qazimi, Sektori i Arsimit, Tetovë.

Edhe pse ministria dhe komuna kanë dhënë leje për riparimin e objektit, ende nuk ka ndodhur asgjë konkrete. Megjithë faktin se nxënësit janë në rrezik nga shembja e kulmit, komuna e Tetovës ka filluar riparimin e tualeteve.

 Rinovimi në këtë shkollë ka filluar pjesërisht. Me disa mjete të ndara nga Komuna e Tetovës, po rinovohen vetëm tualetet për nxënësit, ndërkohë që premtimi nga Ministria e Arsimit se me përmirësimin e kohës do fillojë rinovimi i çatisë ende nuk ka filluar të realizohet”.

Sipas informatave që arritëm të marrim në Ministrinë e Arsimit, dhënia e pëlqimit është duke u shqyrtuar dhe së shpejti do të lëshohet, ndërkohë pritet edhe fillimi i punëve për riparim, por pa saktësuar se kur do ndodh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *