Friday , April 23 2021

SHKOLLA E HARAÇINËS PA UJË, ERA E KEQE KUNDËRMON GJITHANDEJ (video)

Uji tashmë është bërë problem i çdo anshëm në vendbanimet shqiptare. Përveç shtëpive edhe shkolla fillore në Haraçinë është në të njëjtën gjendje, pa ujë dhe pa higjienë, njofton SHENJA. Kjo pamje në një shkollë të bën të mendosh se fëmijët gjysmën e ditës e kalojnë në vend të pasigurt dhe të mjerueshëm, transmeton Fakte.

“Unë si mësuese e këtij fshati, mund të deklaroj se jemi duke zhvilluar mësim në kushte të mjerueshme, faktikisht edhe ne hasim vështirësi me ujin që do të thotë se është një problem i kahershëm dhe tashmë është e padurueshme, sepse edhe prindërit vijnë dhe shprehin shqetësim. Vijnë në shkolla me fëmijët dhe i kthejnë mbrapsht ” thotë mësuesja Florime Leskovica.

Më 1 shtator mësimdhënësit sollën vendim për të penguar procesin mësimorë  por presioni i kryetarit të komunës i uli përsëri në bankat shkollore me dijenin se mund të pësojnë nga infeksione të ndryshme, thotë mësuesja Leskovica.

“Desha të potencoj se edhe kushtet higjienike janë të mjerueshme. Ne morëm një iniciativë në mënyrë kolektive ti kthejmë nxënësit në shtëpi sepse mund të paramendohet që në kushte të tilla sii mund të zhvillohet mësimi mirëpo nga ana tjetër kishim presion dhe u desht që patjetër të zhvillojmë mësimin në kushte të tilla”, thekson Leskovica.

Era që kundërmon rëndë dhe pamja që ta sheh syri, nuk të jep përshtypje se bëhet fjalë për një shkollë e cila është nën ombrellën e një ministrie dhe nën udhëheqjen e një drejtori shqiptarë aty ku mësojnë edhe nipërit dhe mbesat e tyre./Shenja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *