Sunday , June 24 2018

Shkolla “25 Maji” në Hasanbeg, me teknologji dhe kushte evropiane

Këto pamje nuk janë të ndonjë shkolle private në vend por të shkollës fillore “25 Maji” në Hasanbeg. Kjo e fundit tashmë plotëson të gjitha kushtet moderne për zhvillim të procesit mësimor ndërsa nga Ministria e Arsimit u shpall edhe shkollë digjitale pasi që të gjitha kabinetet janë furnizuar me tabela “të mençura” (ose smart). Drejtori, Fadil Murtezani tha se të gjitha këto janë arritur përmes projekteve të realizuara nga shkolla ndërsa janë mbështetur nga buxheti i shtetit, Banka për zhvillim pranë Këshillit të Evropës si dhe Fondi i përbashkët evropian për Ballkanin Perëndimor, përcjell Fakte.

Sot shkolla jonë ka një pamje krejtësisht tjetër ku edhe procesi edukativ-arsimor zhvillohet me standarde evropiane dhe prej sot shkolla jonë është shkollë digjitale.. Prej klasës së parë deri në klasën e nëntë të gjitha kabinetet janë të furnizuara me tabela të mençura ose smart. Shkolla jonë tani ka nevojë për modernizim me mjete ndihmëse didaktike që procesi edukativ-arsimor të jetë më i lehtë dhe më i kuptueshëm për nxënësit e kësaj shkolle – deklaroi Fadil Murtezani, drejtor I sh.f “25 Maji”.

E para e Arsimit, Renata Deskovska mes tjerash kërkoi nga kryetarët e komunave që prioritet për investimet e tyre të jenë shkollat.

Investimi shtesë në arsim dhe infrastrukturën teknologjike përmirëson kushtet në shkolla, rrit kursimet në energji për ngrohje dhe ul shpenzimet për mirëmbajtjeje të shkollave. Pikërisht për këtë, ftoj të gjithë kryetarët e komunave që prioritetet e tyre t’i orientojnë në investime në procesin arsimor për shkak se ato janë projekte të cilat do të vlerësohen nga qytetarët e tyre, projekte të një rëndësie afatgjate për zhvillim të bashkësive lokale – tha Renata Deskoska, ministre e Arsimit.

Përfaqësuesit e Bankës për zhvillim dhe Fondi i përbashkët evropian për Ballkanin Perëndimor paralajmëruan edhe shumë projekte të tjera për shkollat. Për deri sa nxënësit e shkollës së lartpërmendur kanë fatin për kushtet e këtilla, qindra nxënës të shkollave fillore në Maqedoni mësojnë në kushte të mjerueshme pasi shumë prej udhëheqësve të tyre asnjëherë nuk kanë konkurruar me projekte të tilla. Ndër shkollat për të cilat kohë më parë ka alarmuar Alsat M është ajo “7 Marsi” në Çair dhe “Penko” në Butel ku tualetet kanë kushte katastrofale./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.