Pas lëndimit të qendër-mbrojtësit, Per Mertesacker, i cili do të mungojë pesë muaj, Arsene Wenger duhet ta transferoj patjetër një mbrojtës.

E përditshmja angleze, Mirror, ka raportuar se Arsenali ka nisur bisedimet me mbrojtësin e Valencias, Shkodran Mustafi.

Reprezentuesi gjerman gjithashtu është raportuar se mund të transferohet edhe skuadra italiane e Milanit.

Kujtojmë se tek skuadra londineze tashmë është transferuar mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.