Tuesday , August 20 2019

Shkëndija sot pret fitore ndaj New Saints

Shkëndija synon fitore pa gol të pranuar në duelin e parë me The New Saints të Uelsit të martën në Shkup në kuadër të xhiros së parë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Kuqezinjtë janë gati për pjesëmarrjen e dytë në histori në eliminatoret e Ligës së Kampionëve. Pas vitit 2011 dhe përballjeve me Partizanin e Beogradit në debutimin e Shkëndijës në kupat evropiane, tani vjen tjetër paraqitje në garën më kualitative në Evropë.

Ndërkohë, ndërmjet këtyre dy paraqitjeve në Ligën e Kampionëve, kuqezinjtë kanë mbledhur përvojë në Europa League, kur dy vitet e fundit skuadra arrinte në fazën e ‘play-offit’. Tani pasojnë takimet me kampionin e Uelsit, The New Saints dhe në konferencën për shtyp para ndeshjes me optimizëm janë shfaqur trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi – thuhet në njoftimin e Shkëndijës.

“Rezultatet që kemi bërë gjatë fazës përgatitore na japin shpresë se Shkëndija është e gatshme për këtë ndeshje. Sigurisht se nuk do të jetë e lehtë, përballë një kundërshtari që luan rregullisht në Evropë dhe ka përvojë të ndeshjeve të këtilla. Gabim është që na shikojnë si favorit, pasi edhe në vetë hedhjen e shortit ne ishim në vazon e jofavoritëve”.

” />

“Kemi analizuar kundërshtarin, nuk e di si do të luajnë nesër, por në raste të caktuara mbyllen shumë në zonën e tyre. Prandaj ne këtë ndeshje e marrim me seriozitet maksimal dhe do dalim në fushë për të dhënë më të mirën në kërkim të rezultatit pozitiv që do të jetë fitorja. Me rëndësi të shënojmë dhe mos pranojmë gol, megjithëse do donim të fitojmë sa më bindshëm që mundet”, ka deklaruar Osmani.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *