Sunday , October 21 2018

Shkëndija nis rrugën drejt titullit, pret Vardarin në Tetovë

Pasi mbylli një sezon në kufijtë e perfektes, duke fituar gjithçka, Shkëndija e Tetovës do të zbresë sot në fushë, në javën e parë të kampionatit maqedonas, me synimin për të përsëritur të njëjtin sukses, percjell Fakte.

Kuqezinjtë do të presin sot në orën 17:00, në Tetovë rivalin kryesor të kampionatit, Vardarin dhe do të kërkojnë që në javën e parë, që t’i tregojnë kundërshtarit se kampionati maqedonas do të “flasë shqip” edhe këtë sezon.

Trajneri Qatip Osmani ka ende dilema sa i përket formacionit, pasi të martën do të luajë ndeshjen e kthimit të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve, por humbja 3-0 në Austri ndaj Salzburgut, nuk lë shumë shpresa për sfidën e Shkupit.

Pikërisht për këtë arsye, pritet që trajneri i kuqezinjve të hedhë në fushë 11-shen më të mirë, për të nisur me këmbën e mbarë kampionatin dhe më pas të mendojë për Europën, ku në rast eliminimi, do të luajë në Play Off-in e Europa Leagues.

Sezonin e kaluar Shkëndija fitoi kampionatin me mbi 30 pikë diferencë nga Vardari i vendit të dytë, ndërsa arriti të shënojë më tepër se 100 gola në sezon, duke dhuruar spektakël në çdo stadium.

Kuqezinjtë arritën të triumfojnë edhe në Kupën e Maqedonisë, duke mposhtur në finale skuadrën e Pelisterit dhe duke vulosur suksesin absolut në futbollin maqedonas./syri.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.