Sunday , February 28 2021

Shkëndija në prag të kualifikimit

Skuadra e vetme përfaqësuese e Maqedonisë në Kupat evropiane, Shkëndija e Tetovës është një hap pranë kualifikimit në “play off”-in e Ligës së Evropës në futboll.

Kuqezinjve në këtë ndeshje iu nevojitet të mbrojnë rezultatin e ndeshjes se pare 2:0 dhe me këtë të shkruajnë një histori të re të tyre por edhe të futbollit vendor, transmeton Fakte. Shkëndija në ndeshjen e sotme që nis në ora 19:00, ka një epërsi të madhe, pasi mund ti lejojë veres një disfatë me rezultat të ngushtë.
“Na pret një ndeshje e vështirë, ndeshje intensive dhe ne këtë jam i sigurt pasi kemi pare ne pjesen e pare sa ishte e vështirë të gjendemi me nje rival te tille
të mirë. Kështu që kemi punuar shumë në drejtim të eliminimit të gabimeve tona dhe mos i përsërisim. Mendoj se kemi analizuar mire ndeshjen e kaluar me ne dhe takimin e fundit që Mllada Bolesllav zhvilloi me Liberecin, kështu që mendoj se do të na ndihmojë shumë kjo gjë”, thotë Bruno Akrapoviq, trajner i KF Shkëndijës.

“Jemi këtu per të zhvilluar ndeshjen e kthimit dhe mendoj se do të jetë ndeshje e  vështirë sidomos nëse luajmë si në pjesën e pare në Shkup. E dime se do të ketë shumë vështirësi edhe pse kemi rezultat 2:0 nga ndeshja e pare, por është mirë që jemi në favor. Shpresoj se me angazhim maksimal te gjithe lojtareve do te kalojmë këtë raund. Por them ate që kam thënë gjithmonë se ne duhet të tregojmë se jemi ekip kualitativ që dinë
të luajnë edhe në ndeshje Evropiane. Besoj se me rezultat pozitiv mund të kalojmë edhe këtë raund”- thotë Ferhan Hasani, kapiten i KF Shkëndijës.

Ndeshja Mlada Boleslav – Shkëndija do të nis në ora 19:00./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *