Sunday , November 18 2018

Shkëndija eliminohet nga Salzburgu

Kampionia e Maqedonisë Shkëndija e Tetovës nuk arriti të bëjë përmbysjen e madhe ndaj Salzburgut në Shkup, pasi sonte u mposht 1:0 në takimin e kthimit, duke u eliminuar në turin e 3-të eliminator të Çampionsit me rezultatin e përgjithshëm nga të dyja ndeshjet 4:0, percjell Fakte.

Në pjesën e parë të dyja skuadrat kishin raste për të shënuar megjithatë në pushim u shkua me rrjeta të paprekura. Në pjesën e dytë Shkëndija u tregua më agresive, mirëpo fati nuk ishte në anën e tyre pasi shpërdoruan shumë raste, ndërsa në minutat shtesë “Kuqezinjtë” u dënuan nga miqtë pas një gabimi në mbrojte, me Minaminon i cili u dha fitoren 1:0 miqve. Gjithsesi Shkëndija vazhdon garat në plej-ofin e Liga Evropës ku do të përballet me fituesi e duelit Kork Siti – Rosenborg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.