Wednesday , October 24 2018

Shkëndija dhe Renova ndajnë pikët, Shkupi barazon me Rabotniçkin

Me barazim 2:2 është mbyllur derbi tetovar ndërmjet Shkëndijës dhe Renovës, ndeshje kjo vlefshme për xhiron e 9-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Golat për kampionen e vendit u shënuan nga Ibraimi dhe Bejtullai, ndërsa dy finalizimet e Stojanovskit i mjaftuan Renovës për të marrë një pikë të vlefshme kundër Shkëndijës, percjell Fakte. Ndryshe Renova nga minuta e 66-të luajti me një lojtar më pak në fushë, pasi Fisnik Zuka u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Shkupi me trajnerin e ri Umit Karan ka barazuar 1:1 me Rabotniçkin, në një ndeshje ku u shënua nga një gol në secilën pjesë. Shkupi avansoi që në minutën e 9-të të takimit me autogolin e Herrerës, ndërsa në të 63-të Petkovski fiksoi rezultatin përfundimtar në 1:1. Në ndeshjet tjera Vardari mposhti 3:0 Akademia Pandevin, Makedonija Gjorçe Petrovi mundi 1:0 Pobedën e Prilepit, ndërsa Bellasica barazoi 1:1 me Sileksin. Pas 9-të xhirove të zhvilluar Vardari kryeson renditjen tabelare me 23 pikë, duke lënë pas Shkëndijën e Akademia Pandevin me nga 16 pikë. /SHENJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.