Wednesday , January 20 2021

Shkatërrimi i përmendoreve, kryeministri bullgar kërcënon Shkupin

Kryeministri bullgar Borisov ka lëshuar një sërë pyetjesh tek presidenti Ivanov në lidhje meshkatërrimin e përmendores së ushtarëve të vrarë bullgarë në Kajmakcalan gjatë kohës së Luftës së parë botërore.

“Unë e informova se nëse nuk marrin masa lidhur meshkatërrimin e përmendoreve do ketë shumë takime jomiqësore në të ardhmen, edhe atëherë kur më së shumti do presin ndihmë nuk do të marrin”, ka thënëBorisov për mediat bullgare.

Ai vuri në dukje gjithashtu dhe ndihmën që vendi i tij ka dhënë gjatë kohës së përmbytjeve në Maqedoni.

“Këto veprime nuk sjellin miqësi të mirë mes dy vendeve. A ndihmon kjo në integrimin e Maqedonisë në BE. Ne nesër duhet të jemi ato që do të votojmë për ju”, i është drejtuar ai Ivanovit.

Ministria e jashtme e Bullgarisë e ka dënuar ashpër provokimin e gazetarit Milenko Nedelkovski i cili më 22 shtator publikoi foto teksa shkatërronte përmendoretbullgare.

Presidentit Ivanov ende nuk ka bërë ndonjë koment lidhur me këtë vandalizëm./albeu.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *