Monday , August 20 2018

SHILEGOV EMËRON 7 DREJTOR TË RI TË SHKOLLAVE TË MESME NË SHKUP

Kryetari i Qytgetit të Shkupit, Petre Shilegov e ka shkarkuar drejroreshën e Sallës Univerzela, Vera Boshkovska gjithashtu edhe në shtatë shkolla të mesme në Shkup.

Në vend të Boshkovskës për drejtor është emëruar Filip Avramçev, i cili tanimë e një javë e ushtron detyrë e të parit të Sallës Univerzale në Shkup.

Në shkollat e mesme drejtor të ri janë emëruar në “Rade Jovçevski Korçagin”, “Nikolla Karev”, “Orce Nikollov”, “Zdravko Cvetkovski”, “Arseni Jovkov”, “Cvetan Dimov” dhe “Shaip Jusufi”.

“Drejtori i shkollës ‘Rade Jovçevski Korçagin’ është shkarkuar pasi që këshilli i shkollës ka ngritur procedurë për mangësi në punën e tij kurse drejtori i shkollës “Shaip Jusuf” është shkarkuar me propozim të Inspektoratit shtetëror të arsimit, pasi që për ushtrues detyre drejtor është emëruar në mënyrë joligjore.

Një pjesë e profesorëve të shkollave të mesme në Shkup i kanë dërguar letër kryetarit të qytetit Petre Shilegov, duke e pyetur se pse po lejon që në funksion të jenë persona të cilët kanë marrë pjesë edhe në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë.

Atëherë, Shilegov patë deklaruar se nuk ka ndërmend që të shkel ligjin dhe se pa u përmbushur kushtet ligjore nuk do të shkarkojë drejtor shkollash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.