Saturday , January 16 2021

Shikoni sa maqedonas protestuan sot në botë kundër gjuhës shqipe – Foto

Edhe sot maqedonas nga disa shtet në botë kanë protestuar kundër paralajmërimit se në të ardhmen gjuha shqipe mund të përdored si gjuhë zyrtare në nivel shteti, edhepse një gjë të tillë e parasheh Kushtetuta e maqedonasë në ndryshimet pas konfliktit të armatosur dhe Marrëveshjes së Ohrit, shkruan Fakte, Diaspora maqedonase, në koordinim të plotë me partinë nacionaliste në pushtet OBRM-PDUKM (partnere e BDI-së), edhe sot në disa qytete të botës kanë protestuar kundër të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Maqedoni, respektivisht kundër përdorimit të gjuhës shqipe. Ata, në Australi, Kanada, Zvicër, Danemarkë dhe Itali, të nxitur dhe të organizuar edhe nga Kisha maqedonase, janë mbledhur në numër prej 10 deri 50 persona, gjoja për të protestuar.

Ky “cirk” i bashkëvendasve tanë, i paraprirë nga partia e Gruevskit që përkrahet nga partia e Ahmetit, përveç se deri më tani ka pamundësuar përdorimin e të drejtës kushtetuese për përdorim të shqipes, tani me këto të ashtuquajtura protesta kundër të drejtave dhe irive të njeriut, po bëjnë botën të tallen me skizofreninë, shovinizmin dhe urrejtjen e gjithçka që është shqiptare./FAKTE.Net

viena-2-640x480 viena-1-640x480 anglija-1-640x360 detroit-640x812 svajcarija-640x360 dijaspora-n640 untitled

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *