Pas temperaturave të larta të paraditës, pasditën e sotshme një shi i rrëmbyeshëm ka kapluar Shkupin dhe rajone tjera, raporton Fakte. Nuk ka informacione për të lënduar, por raportohet për drunjë të shkullur nga era e fortë dhe rrugë të vërshuara me ujë. Gjendje më e rëndë është paraqitur në pjesët e shkupit të banuara me shqiptarë si Fusha e Tophanës dhe Serova për shkak të mungesës adekuate të kanalizimit atmosferik.
Pas rreth një orë e gjysë rreshje tĕ rrëmbyeshme, dielli përsëri ka shndërritur mbi kryeqytet./FAKTE.Net