Wednesday , August 22 2018

Sheshel përbetohet: Do vijojmë ta pështyjmë, shkelim dhe djegim, flamurin kroat

Vojisllav Sheshel, lideri i radikalëve serbë, jo vetëm nuk është penduar për gjestin e paprecedentë të djegies së flamurit kroat, por u përbëtua ta bëjë rregullisht këtë gjë.

“Ne do të vazhdojmë të pështyjmë, ta shkelim dhe ta djegim, sepse është flamuri i shtetit kroat ustash”, tha Sheshel gjatë një konference për shtyp.

Si përligje të aktit të tij, radikali nacionalist serb tha se nën këtë flamur u krye agresioni kundër Republikës së Krajinës serbe duke u dëbuar 200 mijë serbë dhe vrarë shumë të tjerë.

Ndërkohë, autoritetet e Beogradit ende nuk kanë nisur ndonjë procedim penal ndaj Sheshel. Por gjesti i tij, me vokacion politik, ka shënuar një krisje të thellë në raportet serbo – kroate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.