Sunday , January 17 2021

Sherr në Opinion, Ramës nuk i mbajnë nervat (VIDEO)

Gjatë intervistës në “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu e ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer qytetarët shqiptarë, kur thoshte dikur se nuk do lejonte importin e plehrave, ndërsa tani sjell ligjin e ri.

Por Rama ka reaguar ashpër dhe me agresivitetin që e karakterizon duke i thënë gazetarit, në studion e të cilit ka ardhur i ftuar: Mos më thuaj mua kështu, të kujtoj me kë po flet!!!

Rama: Ajo që ndodh në Itali është shembulli më kuptimpolotë. Mafia është armiku më i madh i riciklimit dhe nuk merret me riciklime letrash higjenike.

Fevziu: Po të akuzoj që ke gënjyer qyetarët shqiptarët…

Rama: Mua mos më thuaj kështu se është ofendim dhe nuk mund ta bësh me të ftuarin tënd dhe mos të të kujtoj më kë po flet.

Fevziu: Ke gënjyer shqiptarët për vota… Ti nuk flet dot në emer të shqiptarëve. Sa hërë të mi nxjerrësh ato unë ta them prapë që i firmos prapë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *