Sherr në Këshillin gjyqësor, nuk përfillen shqiptarët dhe përfaqësimi i tyre

Një përplasje e fuqishme sot ka ndodhur në Këshillin Gjyqësortë Republikës së Maqedonisë. Në mbledhjen e cila sapo filloi ne oren 10.00 të mëngjesit pas disa minutave edhe mbaroi.
Shkak per ndërprerjen e kësaj mbledhje ishte kërkesa e anëtarit shqiptar të këti Këshilli, Bekim Rexhepi i cili ka kerkuar fillimisht qe pika 3 të tërhiqet nga rendi i ditës per shkak se ka munguar përfaqësimi adekuat i bashkësive etnike, kryesisht shqiptar.
Mirëpo kërkesa e Rexhepit është hedhur poshtë dhe nuk u pranua nga anëtarët tjerë të Këshillit.
Ndërkoh Rexhepi ka kërkuar që edhe në pikën 2 të rendit të ditës së mbledhjes së sotme që ka të bëj me raportin vjetorë të punës së Këshillit gjyqësor per vitin 2015, ka kërkuar që të shtohet edhe fjalia mungesa e përfaqësimit adekuat të bashkësive etnike gjatë vitit 2015. Edhe kjo kërkesë e Rexhepit 1 nuk është pranuar nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor Ky vendim ka tensionuar situaten në këtë mbledhje me çka anëtari Rexhepi në mënyr demostrative ka lëshuar mbledhjen. Kjo shprehje e paknaqësisë së Rexhepit ka vënë në pikpyetje vazhdimin e punës së mbledhjes së Këshillit gjyqësor ku është dashur të miratohet rendi i ditës mbledhjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *