Wednesday , December 12 2018

SHËRBIMET HUNGAREZE TË PËRFSHIRA NË ARRATISJEN E GRUEVSKIT

Shërbimi Informativ Hungarez është i përfshirë në lehtësimin e arratisjes së ish kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, shkruan gazeta e Brukselit “Politico”, duke cituar deklarata nga burimet e veta.

“Shërbimet sekrete hungareze kanë pasur qasjen e tyre në planifikimin e arratisjes, Gruevski ishte kryeministër i Maqedonisë deri në vitin 2016, ndërsa këtë muaj ai u dënua me dy vjet burg përpara se ai të arratisej për në Budapest”, shkruan “Politico”.

Zëdhënësi i Qeverisë hungareze nuk u përgjigj për “Politico” në pyetjen nëse shërbimi i inteligjencës ishte i përfshirë në operacionin e arratisjes së ish-kryeministrin maqedonas.

“Kryeministri hungarez Viktor Orban është aleat i vjetër i Nikolla Gruevskit. Orban publikisht ka mbrojtur vendimin për dhënien e azilit ndaj Gruevskit, duke thënë se në Maqedoni po zhvillohen “lojëra të komplikuara politike”- shkruan “Politico”.

Më herët, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësime lidhur vendimin e Gruevskit për arratisje me qëllim që të shmang dënimin e tij me dy vjet burg në Maqedoni, thuhet në shkrimin e gazetës “Politico”./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.