Tuesday , April 20 2021

Shenjtërimi i Nënë Terezës, ja aktivitetet në Tiranë

Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës do të organizojnë një sërë aktivitetesh me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës më 4 shtator.

Në prag të ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku, qyteti i Tiranës do të dekorohet me flamuj kombëtarë, me simbolin bardh e blu të misionit të Nënë Terezës dhe me flamuj të Bashkisë së Tiranës.

Aktivitetet

2 Shtator 2016, ora 10:00 Vizitë në shtëpinë e Motrave “Nënë Tereza”, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të nderojë misionin e Nënë Terezës me titullin “Nënë Tereza Simbol i Qytetit të Tiranës”

4 Shtator 2016, ora 09:15 Përurimi i pllakës përkujtimore te Sheshi “Nënë Tereza”.

ora 09:30 Koncert në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës (orks.TOB)

ora 10:00 Lidhje live me sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan, për të ndjekur meshën e Papa Françeskut

6 Shtator 2016, ora 11:00 Pritja në zyrën e Kryetarit të Klerikëve dhe dhënia e simbolit të

Qytetit me portretin e Nënë Terezës

31

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *