Sunday , January 17 2021

Shembet ballkoni i një ndërtese gjatë një parti të rinjsh, 4 të vdekur, 14 të lënduar (Video/Foto)

Është shembur mbrëmë pas mesnate ballkoni i një ndërtesë në qytetin perëndimor francez, duke vrarë katër persona dhe lënduar 14 të tjerë, njoftojnë autoritetet, transmetin Fakte.

Shembja ndodhi në katin e tretë të një banese në një ndërtesë të ndërtuar së fundmi, sipas komunës së Angers, transmeton Express.

Njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë.

Viktimat janë tre burra dhe një grua të moshës 18 deri 25-vjeçare, sipas Prokurorisë në Angers.

Rreth 30 njerëz ishin mbledhur në apartament për një parti kur ballkoni papritmas u shemb./Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *