Tuesday , January 19 2021

Shehabi harron shqiptarët, kujdeset për Turqinë. BDI distancohet!

Sekretari shtetëror në ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehabi, pohoi se
qëndron pas deklaratave të tij se vendi duhet te hulumtoje organizatat qe supozohet se kanë lidhje me Fetulla Gylenin. Në deklarafcën e dhënë per Anadolu Agency, Shehabi mes tjerash thote se vendi jonë e ka per borxh lojaliteti të luftojë kundër FETO-s duke u bazuar me të dhënat që do të marrë nga Turqia sepse me ardhjen ne pushtefc të Partisë AK, Turqia i ka zgjatur vendit dorën e miqësisë pa kushte, transmeton Fakte. Sipas Shehabit, edhe mbi ne bie nje detyre e madhe per vazhdimësinë dhe integritetin e palëkundshëm të Republikës së Turqisë.

Më tej ai thotë se së shpejti do të dalin në dritë të vërteta që nuk i kemi paramenduar sepse Ballkani ëshrë shfrytëzuar si një seli e tyre kurse struktura të tilla nuk janë të rrezikshme vetëm per Turqinë por per të gjitha shtetet e botes duke mos saktësuar per çfarë rreziku bëhet fjalë. Tolerimin e këtyre personave në Maqedoni Shehabi e quan ofendim në emër të njerëzimit.
Me tej në qëndrimin e tij Shehabi pranon se nuk din emra por sipas tij, bëhet fjalë per mbështetje financiare të këtyre personave nga FETO.
I kontakruar nga Alsat, Shehabi nuk pranoi të flasë para kameras dhe as nuk dha sqarime me shkrim, por shkurt tha se këto deklarata janë qëndrime të tij
individuale dhe nuk përfaqësojnë institucionin ku punon. Nga ana tjeter, në artikullin e Anadolu Agency atij i jane геferuar me titullin qe mban si sekretari shtetëror në ministrinë e Kulturës.
Nga BDI-ja u tërhoqën nga keto deklarara thane se jane të inreresuar per nje
Turqi stabile por nuk bëjnë kualifikime per organizata që veprojnë ne Maqedoni.

“Ne jemi të interesuar per nje Turqi stabile, sepse kjo nenkupton edhe rajon stabil i orientuar per anëtarësim në strukturat euroatlantike. Ne nuk hymë në kualifikime per organizatat dhe te institucionet tjera që veprojnë në Maqedoni. Jane institucionet kompetente te vendit që duhet të ndjekin veprimtarin e tyre sipas ligjeve të vendit. Deklaratat e cilit do individ qe flet pa autorizim nga BDI nuk jane qendrime zyrtare të BDI-së”.
Shehabi ka një rol të rëndësishëm në miratilmin e projekteve të kulturës kurse disa here ka qenë në qendër të kritikave për diskriminim të projekteve per promovimin e kulturës shqiptare./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *