Wednesday , August 22 2018

Shefat e Agjencive të Inteligjencës nga rajoni mblidhen në Shkup

Shefat e Agjencive të Inteligjencës të vendeve të rajonit janë takuar në Shkup, në kuadër të procesit Bërdo-Brioni, përcjell Fakte.

Siç njoftojnë nga Agjencia e inteligjencës, përfaqësues të shërbimeve të vendeve pjesëmarrëse në këtë proces, u mblodhën në Shkup, ku diskutuan për kërcënimet e sigurisë në rajon.

Ata kanë biseduar edhe për gjeopolitikën, si edhe për rreziqet e tanishme për sigurinë.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe mysafirë të posaçëm nga vende tjera, të cilët kanë prezantuar pikëpamjet e tyre dhe analizat për sfidat e sigurisë. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.