Thursday , January 28 2021

SHBA veto kundër Jeremiçit?

Lufta gjeopolitike dhe intrigat e Ballkanit e bëjnë të vështirë identifikimin e një favoriti të qartë për postin më të lartë diplomatik të botës. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përpjekjet për caktimin e pasardhësit të Ban Ki Moon-it nuk kanë për të qenë të lehta.

E-maile të vjedhura, profile të rreme në Tëitter, akuza njollosëse dhe marrëveshje pas kuintash. Mirësevini në betejën për vendin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara thotë “The Guardian”.

Antonio Guterres, ish-kryeministër i Portugalisë dhe komisioner i lartë i OKB-së për refugjatët është i pari në garë dhe në takimin e fundit të këshillit më 9 shtator, mori 12 vota inkurajuese dhe vetëm dy shkurajuese, ndërsa ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç u rendit i treti e në mbledhjen e radhës, sipas burimeve diplomatike, ka shumë gjasë që kandidatura e tij të bllokohet me veto nga Shtetet e Bashkuara, transmeton Fakte.

Uashingtoni nuk ia ka falur Jeremiçit kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës. Ekziston po kështu edhe një lloj përshtypjeje se rolin e Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme ai e ka shfrytëzuar si platformë për retorika nacionaliste. Kërcënimi i vetos do të bëhet i qartë në raundin e radhës, kur të hedhin votat e tyre të ngjyrosura pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit.

Çdo kandidat që merr një votë me ngjyrë mes votave të tij shkurajuese, do ta kuptojë se është goditur rëndë./TCH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *