Shtetet e Bashkuara Amerikane i shprehën ngushëllime Republikës së Maqedonisë për viktimat në vërshimet që kapluan një pjesë të vendit.
“SHBA shpreh ngushëllime tek të gjithë ata në Maqedoni që janë prekur nga vërshimet e paradokohshme. Qytetarët e Maqedonisë janë në mendjen dhe në lutjet tona derisa vendi i vajton viktimat, të lënduarit marrin kujdes përkatës mjekësor, ndërsa qytetarët merren me humbjet dhe me dëmet e shkaktuara”, tha Elizabet Trudo, drejtor i Zyrës për marrëdhënie me opinionin në Departamentin e Shtetit gjatë brifingut të rregullt në Uashington.