Thursday , December 13 2018

SHBA: Qytetarët përkrahën anëtarësimin në BE dhe NATO dhe Marrëveshjen me Greqinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur rezultatet e referendumit në Maqedoni në të cilin qytetarët shprehën mbështetjen e tyre për anëtarësim në BE dhe NATO përmes pranimit të Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë. Kështu thonë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, percjell Fakte.

“SHBA fuqishëm e përkrahin implementimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës, marrëveshje kjo e cila i mundëson Maqedonisë që të marrë vendin e merituar në NATO dhe BE dhe e cila do të kontribuojë drejt një stabiliteti më të madh në rajon, siguri dhe prosperitet. Duke pasur parasysh se Kuvendi i Maqedonisë tash do të nis me shqyrtimin e ndryshimeve kushtetuese, u bëjmë thirrje udhëheqësve politik që të tejkalojnë politikat partikake dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi historike që të sigurojnë një ardhmëri më të ndritur për vendin si një anëtare e plotfuqishme në institucionet perëndimore”,thuhet në kumtesën e Departamentit Amerikan të Shtetit, pas përfundimit të referendumit në Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.