Sunday , November 18 2018

SHBA: Njihuni me 14 vjeçarin që do të kandidoj për t’u bërë guvernator i Vermont-it

Një 14-vjeçar në SHBA i futet politikës duke kandiduar për t’u bërë guvernator i Vermont-it. Ethan Sonneborn do të përballet me disa kandidatë demokratë, percjell Fakte.

Atya janë Christine Hallquist, i cili synon të jetë i pari guvernator trans-gjinor në SHBA. Është James Ehlers, një veteran i Marinës amerikane dhe ambientalist dhe Brenda Siegel, drejtoresha e një festivali kërcimi .

Kandidimi i tij shfrytëzon dhe një veçanti të Kushtetutës së Shtetit në veri-lindje të Shteteve të Bashkuara, e cila nuk vendos një limit moshe minimale për të kandiduar. Kërkesa e vetme që duhet të plotësosh është të kesh jetuar të paktën katër vjet në Vermont, shtetin në të cilin Ethan ka lindur.

I riu bën pjesë në krahun progresiv të Partisë Demokratike, duke e quajtur veten një mbrojtës i mirë familjes, i shkallës së mesme dhe klasës punëtore.

Në faqen e tij online 14-vjecari shprehet se i ka idetë e qarta për disa tema të rëndësishme të tilla, si reforma e kujdesit shëndetësor, zhvillimin e ekonomik dhe arsimin edhe pse i duhen disa vjet për t’u diplomuar. “Mendoj se jam kandidati i duhur që përfaqëson më së miri ndryshimin që na nevojitet”- tha ai në një dalje televizive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.