Friday , April 23 2021

SHBA dhe BE njëzëri: Turqia të respektojë rendin kushtetues

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry paralajmëroi Turqinë, duke theksuar se shteti turk duhet të respektojë sundimin e ligjit, transmeton Fakte.

Reagimi vjen ndërkohë që në Turqi po kryhen arrestime masive të gjyqtarëve, policëve, gjeneralëve dhe madje edhe të ushtarëve të thjeshtë.

Të njëjtën kërkesë e kanë bërë edhe ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian. Shefja e politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini paralajmëroi qeverinë turke të hënën, duke theksuar se marrja e hapave të tillë do të dëmtojë rendin kushtetues.

 “Ne ishim të parët … atë natë tragjike kur thamë se institucionet legjitime duheshin mbrojtur”, u tha Mogherini gazetarëve në takimin me ministrat e Jashtëm të BE-së. Takimi është ndjekur edhe nga sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

“Nuk ka asnjë justifikim për asnjë hap që çon larg rendit kushtetues”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *