Tuesday , January 19 2021

Shabi Matnjani: Mallkimi do të bie mbi ata që u pasuruan dhe shkelën mbi gjakun e derdhur për liri

Një nga shumë ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), që flijuan më të shtrejtën e tyre jetën për realizimin e aspiratave shekullore për më shumë të drejta kolektive kombëtare në Maqedoni, Shabi Matnjani i cili tani punon dhe vepron në Zvicër vlerëson se vlerat e luftës së UÇK-së nuk mund të përvetësohen nga askush. Ai konsideron se kurdo herë mallkimi do i zë ata që u pasuruan mbi gjakun e dredhur për liri.

“Asnjë parti politike apo lider politik nuk mund të përvetsoj vlerat e luftës. Lavdi për jet gjithë atyre që u flijuan për të bër atdheun, mallkimi do të bie mbi ata që u pasuruan dhe shkelën mbi gjakun e derdhur për liri”, vleëson ish-luftëtari i UÇK-së Shabi Matjani, në një postim të tij në rrejtin socila Facebook, transmeton portali ExPress.mk

Ndryshe Matjani ishte një nga ushtarët më të zellshëm të UÇK-së dhe mik i afërt i shumë komandatëve të njohur nga të cilët shumica tani më nuk janë në mesin tonë.

Ai njihet për guximin dhe trimërin e tij të treguar si dhe është një si shumë djem të ri të cilët ditëlindjen e tij të 19 e ka festuar në frontet e luftës./ExPress.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *