Qeveria e Koresë Jugore njoftoi se Koreja Veriore ka kryer provën e pestë bërthamore, njoftojnë mediat lokale.
“Sipas analizave tona, Korej Veriore ka kryer provë me bombë bërthamore me intensitet të shpërthimit prej rreth 10 kilotonësh”, deklaroi një përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtes koreanojugore.
Kjo është prova më e fuqishme bërthamore e kryer ng Pheniani deri më tani.
Autoritetet në Korenë Veriore konfirmuan se kanë kryer provë bërthamore.
Pheniani e kualifikon këtë provë si të suksesshme dhe shprehu bindje se forcat e tyre janë të afta që të montojnë mbushje bërthamore qelizore në raketa balistike.Në njoftimin e publikuar nga mediat shtetërore thuhet se prova bërthamore është kryer që t’i kundërpërgjigjet “armiqësive të SHBA-së”
Televizioni theksoi se gjatë provës bërthamore nuk është regjistruar rrezatim dhe nuk ka pasur pasoja për mjedisin e jetesës.