Saturday , February 27 2021

Server për INA: Politikanët e korruptuar duhet ta paguajnë çmimin e drejtësisë

Eksperti i mirënjohur amerikan për Ballkanin, Daniel Server në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA thotë se Maqedonia duhet të gjejë një zgjidhje për krizën politike, për të mos rrezikuar procesin eurointegrues.

“Maqedonia ka bërë një udhëtim të gjatë drejtë BE-së dhe akoma nuk i ka arritur qëllimet. Por është e rëndësishme të mbani mend se, hapi final i pranimit në NATO dhe BE – nuk është më i rëndësishëm se sa miratimi i reformave të kërkuara për ta arritur këtë qëllim”, thotë ai.

Sipas tij, zgjidhja politike duhet të arrihet, jo nga frika e izolimit ndërkombëtar, por për hir të qytetarëve të saj.

“Maqedonia duhet ta zgjidhë krizën e saj jo për dikë tjetër, por për hir të qytetarëve të saj. Është e qartë se afera e përgjimeve dhe çështjet e lidhura me të janë një pengesë serioze për aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Kjo është shumë e keqe, pasi sipas mendimit tim, ky shtet kohë më parë ishte kualifikuar në mënyrë të qartë si një anëtare e NATO-s”, thekson ai për agjencinë e lajmeve INA.

Server shprehet se gjitha akuzat për krim dhe korrupsion të cilat dalin nga përgjimet duhet të shqyrtohen nga drejtësia.

“Politikanët e korruptuar duhet të presin që të japin llogari dhe të paguajnë çfarëdo çmimi për të cilin vendos sistemi gjyqësor”, shton ai./INA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *