Wednesday , November 14 2018

Sërish dy skuadra nga Kosova në garat evropiane

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka marrë zyrtarisht njoftim nga UEFA se edhe në edicionin e ardhshëm të garave evropiane do të marrin pjesë dy klube kosovare.

Kampioni do të garojë në rrethin parakualifikues të Ligës së Kampionëve, kurse fituesi i Kupës në rrethin parakualifikues të Ligës së Evropës.

FFK ka thënë se pavarësisht rezultateve pozitive së fundmi, shtimi për edhe një klub mund të vijë vetëm në vitet e ardhshme.

“Cikli i prezantimit të klubeve në garat e UEFA-s ndryshon çdo tri vite, prandaj përkundër rezultateve pozitive të klubeve të Kosovës në kampanjën e fundit të ndeshjeve në garat e UEFA-s dhe kërkesës së FFK-së për shtimin e të paktën një klubi në garat ndërkombëtare, ai ndryshim nuk ka reflektuar menjëherë, por efektet mund të ndodhin në vitet në vijim. Të shpresojmë se një gjë e tillë do të ndodhë por kjo varet shumë nga paraqitja e skuadrave të Kosovës në këto dy gara prestigjioze”, shkruan FFK-ja në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.