Thursday , November 15 2018

Serbia, stërvitje ushtarake me 8 mijë trupa, Vuçiç: Jemi më të fortët në rajon! (Foto)

Serbia ka zhvilluar një stërvitje të madhe ushtarake të shtunën për të shënuar 100 vjet që nga fundi i Luftës së Parë Botërore në një shfaqje të dukshme të forcës mes tensioneve në rritje mbi Kosovën.

Lajmi bëhet i ditur nga AP, teksa manovrat të quajtura “Shekulli i Fituesve”, përfshinin 8,000 ushtarë, 100 tanke beteje dhe avionë luftarakë MiG-29 të marrë nga Rusia.

Tensionet kohët e fundit janë rritur në rajon, me Serbinë dhe Kosovën që akuzojnë njëra-tjetrën për të minuar përpjekjet për pajtimin pas luftë së vitit 1998-99, e cila përfundoi pas ndërhyrjes së NATO-s.

Zyrtarët serbë janë veçanërisht të shqetësuar nga planet e udhëheqjes etnike shqiptare të Kosovës për të transformuar forcat e saj të sigurisë në një ushtri të rregullt. Serbët kanë paralajmëruar për masa të paspecifikuara për të parandaluar këtë lëvizje dhe “të mbrojnë” pakicën serbe në Kosovë.

Mbështetur nga aleati i saj Rusia, Serbia kohët e fundit rriti presionin e saj mbi Kosovën, duke përfshirë ngritjen e gatishmërisë luftarake të trupave të saj gjatë një sërë incidentesh të vogla.

Ndërhyrja e ushtrisë serbe në Kosovë do të shkaktonte një përleshje të drejtpërdrejtë me paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO të vendosur atje.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili mori pjesë në stërvitjet ushtarake të mbajtura në pjesë të ndryshme të Serbisë, tha se vendi ballkanik do të rrisë forcat e tij “forenzive” me pajisje të reja, duke përfshirë helikopterë, 30 tanke beteje nga Rusia dhe dronë nga Kina.

“Ne po forcojmë në mënyrë dramatike ushtrinë tonë”, tha Vuçiç për transmetuesin shtetëror RTS. “Askush në rajon, përveç ndoshta Rumanisë, nuk mund të krahasohet me ne.”

Serbia shpesh akuzohet gabimisht për fillimin e Luftës së Parë Botërore pasi nacionalisti serb adoleshent Gavrilo Princip vrau arkidukun austriak Franz Ferdinand në Sarajevë, Bosnje, në vitin 1914, duke shkaktuar një seri ngjarjesh që përfundimisht çuan në luftë.

Serbia ka humbur rreth gjysmën e popullsisë së saj meshkuj gjatë luftës katërvjeçare, duke përfshirë 130,000 trupa në një seri beteje në Ballkan kundër një armiku shumë më të fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.