Sunday , April 18 2021

Serbia, partneri kryesor tregtar i Kosovës

Kosova në mungesë të kapaciteteve prodhuese vazhdon të eksportojë para jashtë vendit në këmbim të mallrave të gatshme.

Vetëm gjatë shtatorit të këtij viti Kosova ka blerë prodhime të huaja në vlerën e 232.6 milionë eurove, ndërsa ka shitur vetëm 21.6 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Ky në të vërtetë është dallimi në mes të importit dhe eksportit, apo siç njihet ndryshe deficit tregtar, e që gjatë muajit shtator ka shënuar rritje për 2.2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Nga rritja e importit ka përfituar më së shumti Serbia, e cila vazhdon të jetë eksportuesi më i madh në Kosovë, me pjesëmarrje 15.2 për qind. Në muajin e kaluar eksporti i Serbisë në Kosovë përbën 14.8 për qind, që i bie se ka një rritje prej 0.4 për qind më shumë gjatë shtatorit.

Brenda një viti, me këtë trend të shkëmbimit tregtar, Serbia shet mallra në Kosovë në vlerën e afro 400 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *